Përfaqësues të Caritasit Zviceran vizituan UKZ-në në kuadër të projektit SHPRESE

Maj 13, 2022

Në Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë qëndruar dy përfaqësuesit nga Caritasi Zviceran znj. Tuija Stenback dhe z. Gazmend Tahiraj për vlerësimin e projektit “SHPRESE”

Projekti në fjalë implementohet nga “Swiss Caritas” në bashkëpunim me fakultetin e Edukimit në UKZ.

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka informojë znj. Tuija Stenback dhe z. Gazmend Tahiraj  për mbarëvajtjen e projektit “SHPRESE”, si rreth  aktiviteteve e hapësirave të krijuara fal angazhimit dhe kontributit të përbashkët.

Prof. Ass. Dr. Arbona Xhemajli, nga Fakulteti i Edukimit, njoftoi mysafirët rreth punëtorive që janë mbajtur në Universitetin “Kadri Zeka” në kuadër të projektit SHPRESE.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi në të ardhmen pritet që UKZ të ketë bashkëpunim me Caritasin Zviceran edhe për projekte të tjera, të cilat ndihmojnë në zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë në Universitet.