Përfaqësues të UKZ-së janë takuar me kryetarin e Komunës së Gjilanit

Qershor 19, 2015

Prorektori për Çështje Financiare në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” Prof. Dr. Gëzim Tosuni dhe Dr. Karoly Nagy, konsulent i jashtëm i Universitetit, janë takuar me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Gjatë këtij takimi mes përfaqësuesve të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe udhëheqësit të Komunës së Gjilanit, është diskutuar mundësia që në një të ardhme të shikohen kushtet e implementimit të ndonjë projekti mes Universitetit, Komunës dhe Regjionit të Gjilanit në tërësi.