Përfaqësues të UKZ-së pjesëmarrës në vizitën studimore në Itali e mbajtur në kuadër të projektit QUADIC

25 Shkurt, 2022

Në Universitetin per Stranieri di Perugia të Italis është mbajtur vizita studimore në kuadër të projektit QUADIC, (Quality development of international cooperation and project management), ku nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan kanë marrë pjesë Prof. Asoc. Dr. Nevrije Ismaili, asistentet Arbenita Kosumi dhe Detrina Alishani si dhe zyrtarja për marrëdhënie me jashtë Luljete Berisha.

Vizita studimore kishte të bënte me ndërkombëtarizimin, strategjinë zhvillimore dhe faktorët që ndikojnë në rritjen e ndërkombëtarizimit.

Projekti QUADIC ka të bëjë me ndërkombëtarizimin e universiteteve si dhe ngritjen e kapaciteteve për projektet ndërkombëtare, aplikuar si koordinator nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan i fituar në programin ERASMUS + Cooperation for Innovation and the exchange of good Practices, dhe ka gjithsejtë 18 partner vendor, regjional dhe ndërkombëtar, që financohet nga Komisioni Evropian.

Ky projekt është një mundësi e mirë për partnerët nga Kosova dhe regjioni që të rrisin kapacitetet e tyre në ndërkombëtarizim dhe në shkrim të projekteve ndërkombëtare, gjithmonë të ndihmuar nga partnerët Evropianë, si Universiteti i Nicës, Universiteti i Lubjanës, Universiteti Teknik i Sofjes dhe Universiteti i Perugias.