Përfaqësues të UKZ-së po qëndrojnë në vizitë studimore në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore (UNWE) në Bullgari

30 Mars, 2022

Konsorciumi i projektit ResearchCult është duke zhvilluar këtë javë një vizitë studimore në UNWE, Bullgari, ku po mbahet punëtoria  “Avancimi i kulturës së kërkimeve në IAL të Kosovës”.

Pjesëmarrës në këtë vizitë studimore janë përfaqësues të universiteteve të Kosovës, Italisë, Kroacisë dhe Bullgarisë, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MESTI) nga Kosova. Kjo vizitë do të zgjasë tre ditë, dhe pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndajnë praktikat e tyre më të mira në lidhje me procesin e kërkimit shkencor brenda institucioneve të tyre, si dhe të diskutojnë rreth zhvillimit të projektit ResearchCult deri më tani.

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan përfaqësohet nga Prorektori për Buxhet dhe Financa Bajram Fejzullahu, profesorët Musa Ajeti, Ardian Emini dhe Kastriot Dërmaku.

Gjatë kësaj vizite secili partnerë pjesëmarrës, ka ndarë përvojat rreth Financimit të Aktiviteteve Kërkimore të Universiteteve dhe Politikave për Integritet Akademik dhe përkrahja e publikimeve të indeksuara në Scopus dhe WoS.