Përfaqësues të Universiteti Publik “Kadri Zeka” po qëndrojnë në një vizitë studimore në Itali

26 Tetor, 2021

Në kuadër të projektit “Përmirësimi i Kulturës së Kërkimit në Arsimin e Lartë në Kosovë (ResearchCult)”  të programit Erasmu+  në Universitetin “Sapienca” në Itali po zhvillohet punëtori, ku nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan po marrin pjesë Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, profesori Prof. Ass. Dr. Selim Daku dhe Phd.cand. Lulzim Rashiti.

Gjatë qëndrimit atje do te zhvillohen punëtori grupore, prezantime, diskutime dhe aktivitete të tjera në kuadër të arritjes se objektivave të projektit Research Cult.

Kjo punëtori është organizuar nga Universiteti  “Sapienza” në Romë të Italisë dhe IBCM si koordinatore e projektit, me mbështetjen të Universiteteve partnere, pjesë e së cilës është edhe Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit Mitrovicë – Koordinator, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universiteti “Haxhi Zeka”, Pejë, Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Ferizaj, Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”,  Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, Instituti për Kërkim, Edukim dhe Zhvillim Social – IREDS. Partnerët nga vendet e BE-së: Universiteti Sapienza i Romës, Itali, Universiteti i Zagrebit, Kroaci, Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore, Bullgari.

Qëllimi i përgjithshëm i projekti ResearchCult  Erasmus + i financuar nga Komisioni Evropian,  është të mbështesë forcimin e kulturës së kërkimit në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë duke mbështetur forcimin e politikave dhe praktikave ekzistuese, si dhe krijimin dhe instalimin e rregulloreve dhe mekanizmave të rinj në institucionet përfituese të projektit në Kosovë rritjen dhe përmirësimin e kulturës se hulumtimeve/kërkimeve shkencore në Kosovë dhe më gjerë.