Përgatitja e rriturve për zhvillimin e fëmijëve ishte tema e diskutimit organizuar nga projekti SHPRESE

17 Dhjetor, 2021

Në  Fakultetin e Edukimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka ” në Gjilan , në mënyrë hibride u mbajt  tryeza e diskutimit me studentë dhe stafin akademik në kuadër të projektit SHPRESE, nga profesorët dhe ekspertët e fushës.

Fillimisht për këtë ngjarje e mbajti një fjalë rasti i Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin  Leka si dhe Prodekani i Fakultetit të Edukimit Bashkim Dalipi.

Në këtë tryezë të diskutimit ishin panelistë:  znj. Saameh Solaimani,  konsulente nga SHBA – profesore e Edukimit në Fëmijërinë e Hershme  në Universitetin e Hardvardit , Prof. Ass. Dr. Arbona Xhemajli nga Universitetit “Kadri Zeka ” në Gjilan, Prof. Ass. Dr. Drita Kadriu nga Universiteti” Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Prof. Ass. Dr. Pranvera Jetishi Çollaku nga Universiteti “Ukshin Hoti “ në Prizern.

Në këtë ngjarje u diskutua për “ Përgatitjen e rriturve për zhvillimin e fëmijëve”. Nga penalistët u tha që vitet e para të jetës janë përcaktuese të zhvillimit fizik, emocional, social dhe kognitiv andaj është e domosdoshme përgatitja e të rriturve për zbatimin e standardeve për të dhënë sugjerime praktike për angazhimin krijues të komuniteteve të të mësuarit të përshtatshëm ku secili fëmijë përshpejton dhe zhvillon aftësitë e të mësuarit parapërgatitor për shkollë.

Në fund, pjesëmarrësit shfaqën dukshëm interesim me parashtrimin e pyetjeve në kuadër të diskutimeve të zhvilluara nga penalistët.

Kjo tryezë diskutimi u organizua në bashkëpunim me Caritas Switzerland in Kosovo, Fakultetin e Edukimit të UKZ – së dhe në partneritet me Fakultetet e Edukimit në Gjakovë, Prizren dhe Mitrovicë.