Përmbyllen organizimet e aktiviteteve informuese ERASMUS+

17 Tetor, 2020

Në hollin e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan në ditën e tretë  të aktiviteteve informuese rreth projekteve Erasmus+, Zyra pë Bashkëpunim Ndërkombëtar ka organizuar këndin informues.

Në këtë këndë përmes fletushkave dhe broshurave Studentët dhe Stafi Akademik e Administrativë morën informacion rreth mundësive që ofron programi Erasmus+, duke përfshirë edhe mundësinë e mobilitetit që jep programi i Bashkimit Evropian, akademik dhe studentor brenda hapësirës regjionale, por sidomos asaj Evropiane.

Po ashtu ishte përgatitur një material i veçantë informues mbi  mënyrën e aplikimit, kushtet,  afatet  dhe informacione të tjera të nevojshme për studentët që duan të studiojnë në universitet evropiane nëpërmjet  programit Erasmus+.

Erasmus+ është program arsimor i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës, duke mundësuar kryesisht shkëmbim të studentëve dhe stafit universitar.