Përmbyllet konferenca UKZAC-2022 – Scientific Identity and Creativity in a Changed World

31 Maj, 2022

Kanë vazhduar edhe sot prezantimet e punimeve në Konferencën Vjetore Shkencore Ndërkombëtare “Identiteti Shkencor dhe Kreativiteti në një Botë të Ndryshuar”, organizuar nga Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Në këtë konferencë dy ditore e cila ka mbledhur personalitete të njohura nga shkenca si Akademikë, profesorë universitar nga universitete të njohura si Riga (letoni), Barcelona (Spanje), Izmiri (Turqi), Universiteti i Qipros etj., por edhe  profesorë dhe studiues të rijnë  nga vendi, rajoni dhe Evropa, janë prezantuar 106 punime shkencore.

Konferenca ka zhvilluar sot punimet në 5 sesione paralele  të mbajtur në hapësirat e Universitetit, ku  ka ofruar pjesëmarrje me prezantime të rezultateve të kërkimit në Konferencën DiGiDay / Sfidat aktuale në dixhitalizim, në Konferencën e MathDay / Kërkimet aktuale në matematikë, në Konferencën EduDay / Sfidat aktuale në arsimin shkollor, në  Konferencën e Ekonomisë / Mundësitë dhe sfidat për Zhvillimin Ekonomik në BB si dhe në Konferencën e Drejtësisë / Drejtësia pozitive dhe shteti ligjor.

Konferenca dyditore e UKZ-së “Identiteti shkencor dhe kreativiteti në një botë të ndryshuar”, ka kombinuar shënimet kryesore frymëzuese, një shumëllojshmëri të gjerë të punimeve mbi kërkimin dhe praktikën e fushave të ndryshme – informatikë, matematikë, arsim, drejtësi dhe ekonomi, të cilat janë zhvilluar në një atmosferë stimuluese dhe miqësore.

Në fund të Konferencës janë ndarë edhe certifikata për pjesëmarrësit.