Përmes platformës digjitale T-EDU FSHK do ta menaxhoj procesin mësimor

19 Nëntor, 2022

Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof.Asoc.Dr. Artan Dërmaku, së bashku me koordinatorin e programit master E-Qeverisje Prof.Ass.Dr. Kastriot Dërmaku, takuan studentët e vitit të parë të cilët  janë duke i zhvilluar ligjëratat në këtë program.

Studentët u njoftuan me strukurën dhe qëllimin e këtij programi master, dhe njëkohësisht morrën informata nga Dekani në lidhje me platformën digjitale T-EDU me anë të së cilës Fakulteti do ta menaxhoj procesin mësimor të programit master, por edhe komplet Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.

Studentëve ju është hapur secilit një account në platformë dhe tash e tutje mbarëvajtja e procesit mësimor do të bëhet ekskluzivisht nga platforma.

Gjatë takimit gjithashtu u diskutua për çështje të hapur rreth orareve, literaturës, provimeve etj., derisa  Dekani ju premtoi se është i hapur për çdo problem që mund ata mundë të hasin si studentë.

Në fund Dekani dhe Koordinatori u dëshiruan suksese në studime studentëve, duke u thënë se takime të tilla do të kenë në vazhdimësi.