Përshtypjet e studentëve të cilëve Rektori Bajram Kosumi u dha Diplomën “Student i Dalluar” në përvjetorin e nëntë të themelimit të UKZ-së

24 Mars, 2022

Përshtypjet e studentes së Fakultetit të Edukimit Elsa Karaliti, të cilës Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi i dha Diplomën “Student i dalluar”, me rastin nëntë vjetorit të themelimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, 10 mars 2021.

Elsa thotë se, është ndjenjë kënaqësi të jesh në mesin e studentëve të dalluar të UKZ-së. “Është ndjenjë kënaqësie të jem pjesë e studentëve të dalluar të Universitetit “Kadri Zeka”, universitet ky, që është tempull i dijes dhe i mundësive për të ardhmen”, ka thënë Elsa, duke shtuar se është tejet e lumtur që mundi im është kurorëzuar me këtë diplomë.

Studentja e dalluar e Fakultetit të Edukimit Elsa Karaliti thotë se: “Është ndjenjë e veçante që të dallohesh për diçka pozitive, krenari e vullnet për të vazhduar më tutje në rrugëtimin akademik”.

Sipas Elsës, Diploma “Student i dalluar” është titull shumë i bukur i kulminacionit të arritjeve gjatë studimeve, motivon gjeneratat dhe i bënë të ndjehen të vlerësuar për punën e pandërprerë. Suksesi i vërtetë kërkon aftësi, është një udhëtim dhe jo një destinacion. Pozitiviteti, optimizmi janë komponentët thelbësorë të një jete të lumtur, ka thënë Elsa.

Mësimi nuk arrihet rastësisht, ai duhet kërkuar dhe duhet ndjekur me zell. Puna, këmbëngulja dhe mbi të gjitha të duash atë që bën është çelësi i suksesit. Vendosim vetëm Ne se çfarë duam të bëjmë, të gjithë kemi potencialin e mjaftueshëm, andaj të jemi pjesë e përhershme e vetes dhe ëndrrave tona është shumë ë rëndësishme, ka thënë studentja e Fakultetit të Edukimit Elsa Karaliti .

Erblina Qeli studente e Fakultetit te Shkencave Kompjuterike, të cilës Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi i dha Diplomën “Student i dalluar”, me rastin nëntë vjetorit të themelimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, 10 mars 2021, thotë se marrja e diplomës, është një ndjenë jashtë zakonisht e mirë, kur puna jote vlerësohet nga të tjerët,  e sidomos në aspektin akademik. Diploma “Student i dalluar” Erblina thotë se ishte një shpërblim që më bëri të ndihem më e plotësuar si një studente për te cilën studimet kanë shumë rendësi. Është kënaqësi të shohësh ata që kanë bërë te pamundurën për ty të jenë krenar, e që në këtë rast është familja ime.

Studentja Erbina Qeli tha se këshilla për studentët, gjeneratat e reja, është që te gjejnë një fushë që ata janë të pasionuar, arritjet akademike dhe suksesi do vijë patjetër.

Dea Lota studente e Fakultetit te Shkencave Aplikative, të cilës Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi i dha Diplomën “Student i dalluar”, me rastin nëntë vjetorit të themelimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, 10 mars 2021, thotë se ndjenja e të qenurit studente e Universitetit “Kadri Zeka” është një ndjesi tepër e veçantë.

Dea thotë se ky epitet më jep vullnet  të mësoj dhe të punoj edhe më shumë për të arritur sa më lartë në majat e suksesit në karrierë.

Ajo falënderon të gjithë stafin e UKZ-së, në veçanti profesorët e Fakultetit të Shkencave Aplikative për punën e palodhshme që bëjnë për studentët, si dhe Rektorin Bajram Kosumi, i cili me diplomën Studente e Dalluar më bëri të ndihem e vlerësuar për gjithë punën dhe mundin që kam bërë gjatë këtyre viteve si studente në UKZ, ka thënë Dea.

Dea Lota studente e Fakultetit të Shkencave Aplikative, ka thënë se të jesh studentë i UKZ-së, duhet të jesh me fat, derisa ka porositur ata që asnjëherë mos të ndalojnë së besuari në vetvete dhe njëkohësisht duhet të punoni fort për një të ardhme më të mirë për të gjithë komunitetin!

Almedina Mehmeti, studente e Fakultetit Ekonomik, të cilës Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi i dha Diplomën “Student i dalluar”, me rastin nëntë vjetorit të themelimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, 10 mars 2021, ka thënë se është kënaqësi  e veçantë të jesh studente e dalluar e Universitetit. Përmes diplomës “Student i Dalluar” Rektori i Universitetit vlerëson angazhimin tonë si student që gjithashtu është motivim shtesë për ne, si dhe gjithë të tjerët i shtyn për më shumë punë dhe angazhim. Almendia ka thënë se asgjë nuk është e pamundur dhe sukseset arrihet me punë të vazhdueshme e sistematike.