PESË DITË AKTIVITET – PESË VJET UNIVERSITET

26 Shkurt, 2018

Njoftim për shënimin e  5 vjetorit të Universitetit Publik  “Kadri Zeka”

I nderuar staf akademik dhe administrativ, të dashur studentë,  ju njoftojmë se Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan feston  5-vjetorin e themelimit.

Me këtë rast,  Rektori Bajram Kosumi  uron të gjithë studentët, mësimdhënësit dhe stafin administrativ.

Ai,  duke vlerësuar përkushtimin e të gjithëve  në rrugëtimin e konsolidimit të Universitetit,  Ju fton që të merrni pjesë në organizimet e ndryshme të cilat paraqesin më së miri aktivitete tona të përbashkëta.

Ditët  për festimin e 5- vjetorit të themelimit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan,  fillojnë më 05 mars 2018 (e Hënë), për të vazhduar gjatë gjithë javës. Kurse manifestimi qendror  do të mbahet më  09 mars 2018 (e Premte),  ora 12:00, në sallën A34, në mjediset e Universitetit.

 

Urime dhe suksese!