Po mbahen zgjedhjet studentore të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan

Maj 2, 2019

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan , janë duke u mbajtur zgjedhjet studentore.

Në ora 07:00 janë hapur  4 pikat e vend votimit e që do të jenë të hapura deri në ora 19:00.

Janë 2950 studentë  me të drejtë vote për zgjedhjet studentore 2019 në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

Sipas KQZ-së deri në këtë kohë i gjithë procesi po zhvillohet normalisht.

Edhe studentet shprehen të kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve deri më tani dhe presin që përfaqësuesit e tyre  të i përfaqësojnë denjësisht..

Ndryshe,  në garë janë 2 organizata studentore të cilat po garojnë për zgjedhjet studentore 2019 në Universitetin “Kadri Zeka”:  Rinia Studentore – Kadri  Zeka dhe Unioni i Studentëve – Gjilan

Universiteti “Kadri Zeka” i fton të gjithë studentët e universitetit, që të marrin pjesë në zgjedhje të votojnë kandidatët, që ata mendojnë, se më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e tyre në njësitë akademike përkatëse dhe në Senatin e Universitetit.