Po mbahen  zgjedhjet studentore të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan

Maj 6, 2015

Nga 3.308 studentë  me të drejtë vote për zgjedhjet studentore 2015 në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan,  sipas Komisionit Qendror Zgjedhor  të UKZ-së, deri në ora 15:00 kanë votuar 809 studentë apo 24.46 % e studentëve me të drejtë vote. Po ashtu deri në këtë kohë i gjithë procesi po zhvillohet normalisht dhe nuk është evidentuar asnjë parregullsi.

Edhe studentet shprehen të kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve deri më tani dhe presin qe përfaqësuesit e tyre  të I përfaqësojnë denjësisht..

Zgjedhjet studentore 2015, që në Universitetin “Kadri Zeka” organizohen për herë të parë, kanë filluar në ora 07:00, dhe 4 pikat e vend votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00.

Qendrat e vendvotimit  i ka vizituar, Naim Syla,U.D. i rektorit në Universitetin “Kadri Zeka”, së bashku me stafin tjetër të menaxhmentit. Ata kanë parë nga afër procesin e votimit, derisa janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit dhe mbarëvajtjen e deritashme të zgjedhjeve.

Rezultatet preliminare, nga KQZ, për Zgjedhjet Studentore do të publikohen më 07.05.2015, ndërsa ato përfundimtare më 11.05.2015. Kurse konstituimi i Këshillit Studentor bëhet gjatë periudhës 18.05.2015 deri më 20.05.2015. Ndërsa konstituimi i Parlamentit Studentor bëhet më 21.05.2015

Ndryshe në garë janë 2 organizata studentore të cilat po garojnë për zgjedhjet studentore 2015 në Universitetin “Kadri Zeka”, për Këshilla të studentëve të fakulteteve dhe për Parlament të studentëve. Ato janë: Organizata Unioni Studentor Pro Evropian (USPE) që mban numrin 11 dhe Lëvizja Studentore e Kosovës (LSK) që në listat e fletëvotimit mban numrin 12.

Universiteti “Kadri Zeka” i fton të gjithë studentët e universitetit, që të marrin pjesë në zgjedhje të votojnë kandidatët, që ata mendojnë, se më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e tyre në njësitë akademike përkatëse dhe në Senatin e Universitetit.

voto2

 

voto3