Po vazhdon vizita studimore e studentëve të Universitetit ZUG

8 Tetor, 2019

Në ditën e dytë të vizitës studimore që studentët e Universitetit ZUG kanë pasur në Universitetit “Kadri Zeka”, kanë mbajtur aktivitete te ndryshme. Ata fillimisht kanë marrë pjesë në ligjëratën e Prof. Ass. Dr. Shpresë Qamili dhe Prof. Ass. Dr. Nevrije Ismaili.

Po ashtu, studentët kanë pasur edhe vizita nëpër disa shkolla fillore të komunës sonë, si: Shkollën Fillore “Musa Zajmi”dhe “Selami Hallaqi” ku janë takuar me drejtorin Ramadan Dërmaku respektivisht Florim Selimi, si dhe me mësimdhënësit e këtyre shkollave. Aty studentët kanë marrë pjesë në një orë mësimore, ku kanë parë nga afër  se si zhvillohet procesi edukativo-arsimor.