Portreti i atdhetarit Adem Demaçi punuar nga profesori i UKZ Ahmet Ibrahimi përdoret për pullën postare të Kosovës

10 Dhjetor, 2018

Për nderë të veprimtarisë së Adem Demaçit, Posta e Kosovës me rastin e festës së 28 nëntorit në kuadër të tematikës “I patunduri – Adem Demaçi”, emetoi një pullë postare dedikuar veprimtarit të madh, Adem Demaçit.

Autor i portretit që është përdorur për tu shtypur si pullë postare është piktori e profesori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Ahmet Ibrahimi.

Profesor Ibrahimi shprehet se është krenari për të  që një krijim i tij të emetohet në  pulle postare të Kosovës dhe kështu të nderojmë figurën më të ndritur të kombit shqiptar, simbolin e rezistencës dhe sakrificës për liri dhe bashkim kombëtar, bacë Adem Demaçi.

Imazhi i ndritur i atdhetarit Adem Demaçi,  do të udhëtojë në tërë botën përmes dërgesave  postare dhe do t’i lartësohet vlera  që i krijoi kombi ynë ndër shekuj në shërbim të atdheut dhe vlerave paqësore të njerëzimit.