Presidenti Hashim Thaçi ka vlerësuar përparimet e Universitetit “Kadri Zeka”

Maj 12, 2016

22  3

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në një  takim rektorin e Universitetit “Kadri Zeka” , Bajram Kosumi,  i cili ishte i shoqëruar nga prorektorët, sekretari i përgjithshëm dhe dekanët e fakulteteve në kuadër të këtij institucioni të lartë arsimor. Presidenti Hashim Thaqi i ka falënderuar  drejtuesit e Universitetit “Kadri Zeka” për punën që po bëjnë në emancipimin dhe krijimin e kuadrove të reja në këtë rajon të Kosovës.

“Që nga themelimi ju keni pasur mbështetjen time. Roli i Universitetit “Kadri Zeka”  është përcaktues në edukimin dhe krijimin e kuadrove në rajonin e Anamoravës dhe më gjerë. I vlerësojmë lart përparimet që keni bërë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në anën tjetër, rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, ka përgëzuar presidentin Thaçi për marrjen e detyrës së kreut të vendit. Rektori  Bajram Kosumi ka treguar se tashmë stafi akademik është duke u plotësuar, derisa numri i studentëve është rreth 5 mijë.

“Studentë nga universiteti i Prishtinës dhe rajonit po kthehen në Gjilan, gjë që tregon për cilësinë në rritje”, ka thënë  rektori Kosumi.

Në këtë takim të presidentit Thaçi me rektorin, prorektorët dhe dekanët e Universitetit “Kadri Zeka” është diskutuar  edhe për nevojën e krijimit të një hapësire më të madhe për universitetin, e cila do të ndikonte drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë.

4