Prezantimi i rezultateve të arritura në trajnimin në kuadër të projekteve SMAHPC dhe SIAHDPC

19 Shtator, 2022

Një ekip nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” i përbërë nga Prof. Ass. Dr. Selim Daku, asistentet Lulzim Rashiti dhe Refik Ramadani si dhe Betim Berisha nga zyra për bashkëpunim ndërkombëtar në UKZ, javën e kaluar kanë marrë pjesë në trajnim dy ditorë në kuadër të projekteve SMAHPC dhe SIAHDPC.

Gjatë trajnimit janë prezantuar të arriturat e të dy projekteve me theks të veçantë ato të projektit SMAHPC i cili është edhe në fazën finale të tij, ku Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka hapur qendrën e klinikës ligjore brenda UKZ-së të cilën e udhëheqin studentët, janë pilotuar lëndë nëpër fakultete të ndryshme prej profesorëve me teknika të ndryshme të cilat kanë rezultuar në avancimin dhe ndryshimin e syllabuseve për aq sa është e lejuar.

Përgjatë katër viteve të Projektit SMAHPC Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka bashkëpunuar nga afër me partnerë vendor dhe ndërkombëtar për të arritur rezultate dhe për të implementuar projektin SMAHPC, e në vazhdimësi edhe në projektin SIAHDPC , të cilin po ashtu e koordinon Kolegji Heimerer i cili do të vazhdojë implementimin deri në fund të vitit 2023.