Prof. Asoc. Dr. Naim Syla zgjidhet ushtrues i detyrës së Rektorit të Universitetit “Kadri Zeka”

Shkurt 6, 2015

Anëtarët e Këshillit të Përkohshëm Drejtues, të Universitetit “Kadri Zeka ” në Gjilan, kanë zgjedhur Prof. Asoc. Dr. Naim Syla, kryetarit të Këshillit të Përkohshëm Drejtues. Në bazë të statutit të përkohshëm të këtij institucioni pozita e u.d. së rektorit, automatikisht i takon Kryetarit të Këshillit drejtues.

Zgjedhja e tij në këtë pozitë është bërë me votim të hapur dhe është votuar nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Përkohshëm drejtues.

Zgjedhja e ushtruesit të detyrës së rektorit të Universitetit ‘Kadri Zeka” ndodhi gati një muaj pas dorëheqjes së ish-rektorit Arben Dërmaku.