Profesorë të UKZ pjesëmarrës në aktivitetet e programit EUFORIA në Nottingham Trent University

Janar 26, 2018

Në kuadër të programit të Bashkimit Evropian ERASMUS+, Univeristeti Publik “KadriZeka” është pjesë e projektit EUFORIA, i cili ka për qëllim që të ngris kapacitetet e universiteteve për të përshtatur  planet e studimit në harmoni me nevojat e tregut. Në vazhdën e aktiviteteve të këtij projekti, në Nottingham të Mbretërisë së Bashkuar, gjatë kësaj jave po mbahet punëtoria për zhvillimin e kurikulës, e organizuar nga profesorët e Nottingham Trent University dhe ata të Sttafordshire University.

Nga Univeristeti Publik  “Kadri Zeka” në këtë program po marrin pjesë: Prorektori për Buxhet dhe Financa,  Naim  Mustafa, Prodekani i Fakultetit Ekonomik,  Xhevat Sopi dhe profesori nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike,  Artan Dërmaku.

Në kuadër të punëtorisë, janë mbajtur sesione për zhvillimin e kurikulës, bazuar në parimet e  Bloom’s Taxonomy, Staffordshire Graduate  Attributes, si dhe për modelet e përgatitjes së kurrikulës dhe metodave të vlerësimit sipas praktikës së Nottingham Trent University. Gjithashtu, pjesëmarrësit kanë pasur sesione bashkëbisedimi me studentët e këtij universiteti të cilët kanë treguar për përvojat e tyre në universitet dhe se si ata kanë arritur që njohuritë e fituara t’i aplikojnë në tregun e punës.

Në këtë punëtori kanë mbajtur leksione: Prof. Marina Dabiç, PhD. Dr. John Bugleardhe Thomas Graham PhD., nga Nottingham Trent University si dhe Prof. Dr. Iraj Hash dhe Dr.Jana Fiserova nga Staffordshire University.

Nottingham Trent University, ka fituar çmimin “Univeristeti i Vitit” në Mbretërinë e Bashkuar, për vitin  2017.