Profesorë të Universitetit “Kadri Zeka” trajnojnë mësimdhënësit e shkollave shqipe edhe në Preshevë

Maj 31, 2017

Profesorë të Fakultetit të Edukimit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Jonuz Dërvodeli, Xhevdet Thaqi dhe Bashkim Dalipi, kanë mbajtur seminarin një ditor për mësimdhënësit e shkollave fillore (të të dy cikleve) me temat: Mësimdhënia bashkëkohore, VAK – stilet e modeleve të mësimit vizual, auditiv dhe kinestik” dhe Integrimi i TIK në mësimdhënie.

Ky seminar është realizuar në kudër të bashkëpunimit të Universiteti “Kadri Zeka” dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar, e cila është arritur mes Rektorit të UKZ Bajram Kosumi dhe kryetarit të KKSH Jonuz Musliu.

Seminari për mësimdhënësit e komunës së Preshevës është mbajt në Shkollën e mesme  “Presheva” në Preshevë. Interesimi i mësimdhënësve për trajnime dhe seminare nga fusha e mësimdhënies ishte mjaft i madh dhe i bazuar duke marr parasysh përfshirjen jo të drejtë të mësimdhënësve shqiptarë në trendët e mësimdhënies bashkëkohore.

2