Profesoresha e UKZ-së e ftuar nga Universiteti Foggia në Itali për të ligjëruar para studentëve të Doktoratës

17 Tetor, 2022

Prof. Ass. Dr. Lindita Nebiu Hyseni, mësimdhënëse në Fakultetit e Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është ftuar nga  Prof. Dr. Marianttonete Fiore  që të ligjëroj në dy seminare në University of Foggia në ITALI, për studentët e Doktoratës dhe studentët e EUxEU.

Profesoresha Linditë në ligjëratën e saj online me  temën “Implementimi i Bloom Taxonomy nëpërmjet e-Learning” ka prezantuar jo vetëm veten por edhe Universitetin Publik “Kadri Zeka”, respektivisht Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, Gjilanin dhe Kosovën.

Ajo ka thënë se ndihet e lumtur që i është dhënë mundësia të ligjërojë online pasi që siç thotë ajo, “ishte një dëshirë e imja e sidomos kur në Universitetin tone ende nuk ka studime Doktorate dhe studentë të EU-së”. Profesoresha Linditë mes tjerash ka thënë se me punë arrihet çdo dëshirë.