PROFESORËT E DEPARTAMENTIT TË GAZETARISË NË UP DO TË TRAJNOJNË STUDENTËT E UKZ PËR EDUKIM MEDIAL

11 Tetor, 2019

Disa profesorëve të Departamentit të Gazetarisë të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë qëndruar në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ku janë pritur nga Rektori Bajram Kosumi, Dekani i Fakultetit të Edukimit dhe stafi akademik i këtij fakulteti.

Qëllimi i këtij takimi ishte  prezantimi i pilot projektit “Edukimi Medial”, përmes së cilit, profesorët e Departamentit në fjalë do të trajnojnë studentët e Fakultetit të Edukimit.

Përmes trajnimit “Edukimi Medial” studentët do të marrin njohuri lidhur me gjykimin kritik mbi përmbajtjet mediale, për funksionet e mediave, përdorimin e rrjeteve sociale, kuptimi i mesazheve që vijnë nga lajmet dhe reklamat, përgjegjësinë shoqërore të mediave, aspektet etike e profesionale.

Kohëve të fundit është shtruar kërkesa që “Edukimi Medial” të propozohet si lëndë zgjedhore nga mësimdhënësit edhe në arsimin para universitar.

Ndryshe profesorët e gazetarisë,  që nga viti 2010 janë angazhuar për këtë ide, pilot projekt të “Edukimit Medial”.