Prorektori Leka ka pritur në takim përfaqësues të KUSA

15 Qershor, 2021

Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka  me bashkëpunëtor, ka pritur ne takim Labinot Salihu dhe Rina Bulliqi përfaqësues të KUSA – Kosovo United States Alumni (Alumni i Shteteve të Bashkuara në Kosovë).

Në takim, prorektori Leka i njoftoi përfaqësuesit e KUSA për ecurinë e punëve në Universitet, për bashkëpunim me partnerët vendor e ndërkombëtar si dhe rreth  zhvillimeve në UKZ.

Përfaqësueset e KUSA-s e njoftuan në detaje prorektorin Leka për konkursin e Programit të Granteve për Mbështetje të Universitetit të Ambasadës Amerikane 2021/22 . Qëllimi i takimit është të kuptohen më mirë nevojat e universitetit dhe llojet e projekteve që do të ndikonin pozitivisht në IAL.

Programi i Granteve për Mbështetje të Universitetit është një program vjetor i granteve që synon të mbështesë arsimin e lartë në Kosovë në mbështetjen e IAL-ve për të adresuar më mirë sfidat e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik përmes shërbimeve të kërkimit, zhvillimit dhe zgjerimit.