Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin “Kadri Zeka” po qëndron për një vizitë zyrtare në Lubjanë të Sllovenisë

Shtator 29, 2016

Gjatë vizitës zyrtarë në Lubjanë të Sllovenisë, Dukagjin Leka prorektor për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, është takuar me Mag. Darja Rabzelj, udhëheqëse e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë në Fakultetin Juridik të Universitetit të Lubjanës. Në këtë takim u diskutuan çështje me rëndësi për dy universitetet, duke gjetur mundësitë dhe fushat e përbashkëta të bashkëpunimit, njëherësh u diskutua për shumë mundësi bashkëpunimi në mes Universitetit “Kadri Zeka” dhe Universitetit të Ljubljanës. Prorektori Leka shprehi vullnetin e UKZ-së për bashkëpunim në fushën e Fakultetit Juridik duke tentuar që këtë bashkëpunim ta filloj me organizimin e konferencave shkencore të përbashkëta, shkëmbime të studentëve dhe profesorëve, si dhe mundësinë e dërgimit të studentëve të Fakultetit Juridik të UKZ-së për studime Master në fakultetin e Lubjanës, me një shumë më të përshtatshme për të studiuar (kjo do të diskutohet pas nënshkrimit të marrëveshjes). Te dy palët u dakorduan që UKZ të bëjë një kërkesë zyrtare për Fakultetin Juridik të Universitetit të Ljubljanës me kërkesa konkrete për bashkëpunim.

Dukagjin Leka prorektor për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin “Kadri Zeka”, është takuar edhe me Mojca Maher Pirc, Udhëheqëse e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Lubjanës dhe njëherësh përgjegjëse për programin Erasmus Mundus dhe Green Tech. Në këtë takim u diskutuan shumë çështje të rëndësishme për UKZ-në, veçanërisht Fakultetin Ekonomik dhe posaçërisht nevojën për të vazhduar bashkëpunimin në projekte ndërkombëtare. Gjatë takimit të dy përfaqësuesit e dy Universiteteve u dakordua që Universiteti “Kadri Zeka” dhe Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Lubjanës të lidhin një marrëveshje bilaterale, për të organizuar studime të përbashkëta Master, duke përfshirë edhe universitetet e tjera ndërkombëtare. Po ashtu është parë mundësia e fillimit të punës për organizimin e  një shkolle verore ndërkombëtare në UKZ, e ku Fakulteti Ekonomik në kuadër të këtij bashkëpunimi do të sillte profesorë të tij për të ligjëruar. Zyrtarët përgjegjës për bashkëpunim ndërkombëtar u shprehen të kënaqur me bashkëpunimin e deritashëm që kanë me UKZ, në kuadër të projektit Green Tech, nga i cili projekt student të Universitetit “Kadri Zeka” kanë fituar bursë për të studiuar. Pjesë e kësaj vizite e Prorektorit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin “Kadri Zeka”,  ishte edhe vizita në bibliotekën e Fakultetit Ekonomik, ku ai për së afërmi ka parë mënyrën e punës të kësaj biblioteke si dhe programin që përdorej, e që ishte i njëjti në tërë Slloveninë

.2 3