Prorektori Thaqi takon kyresinȅ e Parlamentit Studentor

8 Tetor, 2020

Prorektori pȅr Mȅsim  Kȅrkime Shkencore dhe çȅshtje tȅ Studentȅve Xhevdet Thaqi, ka mbajtur njȅ takim pune me Kryesinȅ e Parlamentit Studentor tȅ udhȅhequr nga kryetarja e PS Doruntina Zeqiri.

Nȅ kȅtȅ takim ȅshtȅ biseduar pȅr masat tȅ cilat duhet tȅ ndȅrmirren, sipas rrethanave tȅ krijuara nga COVID-19 dhe organizimit tȅ fillimit tȅ procesit mȅsimor pȅr vitin akademik 2020/2021.

Me kȅtȅ rast Parlamenti Studentor ka kȅrkuar qȅ mȅsimi tȅ organizohet nȅpȅr sallat mȅsimore, duke i realizuar ato me grupe, sipas kapaciteteve tȅ sallave, gjithnjȅ duke respektuar masat e propozuara nga Institucionet qeveritare e shȅndetȅsore, sic janȅ pȅrdorimi i maskave, dezinfektueseve dhe ruajtja e distances ndaj njȅri – tjetrit.

Po ashtu gjatȅ kȅtij takimi ȅshtȅ kȅrkuar edhe respektimi i afateve tȅ parapara nga menaxhmenti i Universitetit:

Deri mȅ 7.10.2020 tȅ bȅhet bartja e notave nȅ SMU nga tȅ gjithȅ mȅsimȅdhȅnȅsit;

Deri mȅ 12.10.2020 tȅ gjithȅ mȅsimȅdhȅnȅsit tȅ dorȅzojnȅ fletȅparaqitjet fizike tȅ provimeve tek zyrtarȅt e shȅrbimit tȅ studentȅve;

Konsultimit pȅr cdo lȅndȅ tȅ organizohen online sipas orarit tȅ publikuar;

Deri mȅ 16.10.2020 tȅ bȅhet regjistrimi i semestrit dhe i lȅndȅve;

Pȅrcaktimi i studentȅve pȅr lȅndȅt zgjedhore tȅ bȅhet pȅrmes SMU.

Nȅ takim kryesia e PS u pajtuan qȅ numri i studentȅve tȅ cilȅt zgjedhin njȅ lȅndȅ zgjedhore ȅshtȅ mȅ i vogȅl se numri i lejuar nga vendimet e Senatit, atȅherȅ, studentȅtȅ do tȅ kalojnȅ nȅ lȅndȅt tjera zgjedhore.

Parlamenti Studentor ka kȅrkuar qȅ Universitetit tȅ shqyrtojȅ mundȅsinȅ e akomodimit tȅ studentȅve nȅ konviktin e nxȅnȅsȅve dhe studentȅve nȅ Gjilan, dhe kȅrkuan qȅ  koha e shpalljes sȅ konkursit pȅr studime master tȅ bȅhet pas pȅrfundimit tȅ afatit tȅ rregullt tȅ shtatorit.