PS i UKZ ka nis aksionin humanitar për Shqipërinë

Nëntor 29, 2019

Parlamenti Studentor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan,  në bashkëpunim me Këshillat Studentore, i është  bashkuar aktivitetit humanitar iniciuar nga KVRL – Gjilan për të iu dalë në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti,  i cili ka goditur Shqipërinë ditën e  martë.

Parlamenti Studentor shpreh ngushëllimet  më të sinqerta për familjet e viktimave të prekura nga  tërmeti, si dhe lutet që numri i viktimave të mos rritet, derisa u dëshiron shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.

PS i UKZ-së, fton të gjithë studentët dhe qytetarët në përgjithësi,  ta tregojnë shpirtin e tyre human dhe te kontribuojnë sado pak që të mblidhen mjete monetare, por edhe veshmbathje të ndryshme për ato familje të cilat kanë nevojë më shumë se kurrë më parë për ndihmën tonë.