PS i UKZ ka organizuar sesionin për trajnimin e studentëve

Dhjetor 14, 2017

Parlamenti  Studentor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan  së bashku me Këshillin Studentor të Fakultetit Juridik, ka organizuar  sesionin e parë të trajnimit me temë: Hartimi i parashtresave juridike dhe vendimeve gjyqësore .

Trajnimi do të vazhdoj edhe në dy sesione tjera gjatë javës në vijim ku në fund të gjithë pjesëmarrësit e rregullt do të certifikohen për trajnimin e mbajtur.

Kryetari i PS Adrian Bajrami ka falënderuar trajnuesin Mr.sc. Ilir Rashiti për kohën e ndarë dhe vullnetin e shprehur për ta ofruar kontributin e tij në formimin e mëtutjeshëm të dijes së studentëve.