PS i UKZ-së ka mbajtur turnir në Volejboll për vajza dhe Basketboll për djem

26 Dhjetor, 2017

Nga radhët e aktiviteteve të organizuara nga Parlamenti Studentor i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, është mbajtur turniri në Volejboll për vajza dhe Basketboll për djem.

Ky organizim është bërë në bashkëpunim me Shoqatën e Sporteve Universitare – Universiteti “Kadri Zeka”,  ku ekipet fituese do të përfaqësojnë Universitetin në turnirët e radhës.

Për më të mirët nuk munguan shpërblimet.

Ekipi “ Juridiku lll” ka fituar turneun në Volejboll dhe u shpërblyen me mirënjohje dhe kupën e finales, ndërsa në Basketboll triumfoi ekipi “UKZ – Rockets”.

Adrian Bajrami, kryetar i Parlamenti Studentor në UKZ, ka falënderuar të gjitha ata që kontribuuan në realizimin e këtij turneu dhe gjitha ekipet pjesëmarrëse.