PS i UKZ-së me aktivitete të ndryshme shënon datëlindjen e atdhetarit emrin e të cilit e mban Universiteti ynë Kadri Zeka

Prill 25, 2018

Në vazhdën e aktiviteteve për nder të shënimit të datëlindjes së atdhetarit  Kadri Zeka, PS kanë  vizituar Kullën e Kadri Zekës në fshatin Poliçkë.

Studentët me krenari të veçantë qëndruan në kullë ku diskutuan gjerë e gjatë për jetën dhe veprimtarinë e Kadriut me shokë.

Këtë vizitë përpos familjarëve e çmuan edhe personalitete të rëndësishme si vëllai i Kadri Zekës (Shaip Zeka), Avni Dehari, Hydajet Hyseni dhe nipi Zenun Pajaziti të cilët ofruan një bisedë të ngrohtë ku edhe shpalosën shumë momente nga e kaluara e lavdishme e Kadriut me shokë.