PS i UKZ-së në bashkëpunim me organizatën LIZA-R organizoi trajnimin për studentët

Korrik 5, 2018

Parlamenti  Studentor i Universitetit “ Kadri Zeka” në Gjilan,  në bashkëpunim me organizatën LIZA-R, ka organizuar trajnimin për studentët rreth  disa temave të ndryshme si : Shkrimi i projekt-propozimit, Planifikimi i buxhetit, Implementimi i projekteve, Menaxhimi i financave, Lidershipi, Puna grupore,etj.

Pas përfundimit,  studentët  janë pajisur me certifikata për ndjekjen e trajnimit dy ditorë.

Sipas PS të UKZ-së, ky bashkëpunim do vazhdoj edhe në sesione tjera trajnuese  për të gjitha fakultetet e UKZ-së, ku i radhës do jetë më 28-29 korrik 2018.

Përpjekjet e vazhdueshme për mundësi të reja dhe zhvillim të mëtutjeshëm jo-formal i cili do formësoj studentët tanë do u hap rrugë për punësim atyre, kështu ka vlerësuar PS i UKZ-së.