PS i UKZ-së takon Ministrin e MASHT-it

5 Janar, 2018

Parlamenti Studentor i Universitetit publik ‘Kadri Zeka” ka takuar Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi me bashkëpunëtor. Një ndër  çështjet që janë diskutuar gjatë këtij takimi , ka qenë preokupimi për  Bursat Universitare, përkatësisht  shuma e ndarë në vlerë prej 10.000€, gjë për të cilën, PS konsideron se është e pamjaftueshme për  t‘i trajtuar dinjitetshëm  pjesën elitare të Universitetit, studentët.

Ministri z. Bytyqi është  zotuar se ky shqetësim i studentëve nuk do të ngelet temë e sirtarëve, por  gjatë muajit  Janar, bashkë me deputetin Enver Hoti, njëherësh  anëtar i komisionit për buxhet dhe financa, do t’i shikojnë mundësitë më të mira për të zgjidhur këtë çështje e cila u konsiderua si temë e cila tashmë do duhej të kishte qenë e zgjidhur.