PS ka organizuar ligjëratë me temën “Menaxhimi i stresit në kohë provimesh”

11 Janar, 2019

Parlamenti Studentor i Universitetit “Kadri  Zeka” në Gjilan, së bashku me Këshillet Studentore ka organizuar ligjëratë me temë “Menaxhimi i stresit në kohë provimesh”, ku i ftuar ishte psikologu Visar Sadiku.

Psikologu Sadiku me përgatitjen dhe njohurit e tij, para studentëve të UKZ-së ka paraqitur  mënyrën se si ata mund  tu qasen provimeve në këtë periudhë  dhe metodat të cilat duhet t’i përdorim për mënjanim e stresit.

Ai ka thënë se studimet kanë treguar se për shkak të ndikimit të stresit të provimeve tek studentët gjatë periudhës së provimeve kemi rritje të shkallës së inflamacioneve krahasuar me periudha kur nuk kanë provime.

Psikologu Sdiku ka thënë se për të menaxhuar stresin në kohë të provimeve, studentët  fillimisht duhet të kenë vetëbesim, pastaj duhet ta kuptojnë se nuk ka arsye për frikë, duhet të jenë të relaksuar dhe  kreativi, etj.

Ndërsa studentët kanë paraqitur interesimet e tyre rreth temës së ligjëratës, e të cilave u është përgjigjur Psikologu Visar Sadiku.

Derisa Kryetari i PS Adrian Bajrami ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me shoqatën e  psikologeve Alternativa me qëllim të mbështetjes së trajnimeve për studentët.