Punëtori e përbashkët e UKZ, MASHTI dhe Projektit HERAS +

25 Qershor, 2021

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr.  Dukagjin Leka, ka marrur pjesë në punëtorinë e organizuar nga HERAS+ dhe MASHTI për hartimin e Udhëzimit Administrativ për programet në Shkencat e Aplikuara në arsimin e lartë në Republikën e Kosovës.

Prorektori Leka falënderoi të pranishmit, respektivisht përfaqësuesit nga MASHTI dhe ata nga Projekti Heras+ për punën dhe bashkëpunimin që po bëjnë në zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë në Universitet.

Prorektori pos tjerash ka thanë se, Shkencat e Aplikuara janë e ardhmja e zhvillimit të universiteteve dhe programeve të tilla, derisa ka njoftuar të pranishmit që  Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka filluar ta zhvilloj këtë koncept, duke krijuar Fakultetin e Shkencave të Aplikuara.