Pyetësor nga Agjencia e Kosovës për Akreditim për student

25 Nëntor, 2021

Të nderuar Studentë,

Agjencia e Kosovës për Akreditim është në fazën e implementimit të një projekti përmes së cilit do mundësohet përfshirja e studentëve në proceset e sigurimit të cilësisë brenda IAL-ve, por edhe brenda sistemit të arsimit të lartë në përgjithësi.

Në mënyrë që të identifikohen nevojat dhe hapësirat për përfshirje të studentëve, AKA ka hartuar një pyetësor, i cili plotësohet nga studentët e IAL-ve.

Mirëpresim dhe ju inkurajojmë që të plotësoni pyetësorin duke klikuar në këtë link:

Pyetësori nga AKA

Ju urojmë të jeni mirë me shëndet dhe suksese në studime.