Qeveria miraton Statutin e Universitetit ”Kadri Zeka”

19 Tetor, 2020

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 19.10.2020, ka marrë vendim për aprovimin e statutit të universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, dhe  universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Në mbledhje e sotme të Qeverisë, Ministri i Arsimit, Ramë Likaj kërkoi që të aprovohen statutet për këto 4 universitete, duke thënë se: “Përcaktimi i statuteve të arsimit të lartë, propozohet nga ana e ministrisë dhe miratohet nga Kuvendi. Qe një kohë të gjatë këto universitet janë duke punuar me ekspert të ndryshëm dhe MASH në mënyrë që të përpilojnë statutet. Statute kanë kaluar të gjitha procedurat që obligohen me ligj, përmbajtja e statuteve është përafërsisht e njëjtë”, ka thënë mes tjerash ministri Likaj.

Ndërsa, Kryeministri i vendit,  Avdullah Hoti tha që miratimi i statuteve për këto universitete i hap rrugën pavarësimit të tyre. “Mendoj që kemi bërë një hap të mirë sepse miratimi i Statuteve të universiteteve, i hapë rrugë pavarësimit të tyre dhe të kujdesemi pastaj që nga janari i vitit 2021 të jenë të pavarura në trajtimin e tyre si organizata buxhetore”,  ka thënë Kryeministri Hoti.