REBUS – Projekti i ri në të cilin Universiteti “Kadri Zeka” është partner

10 Shtator, 2016

Universiteti ‘Kadri Zeka” në Gjilan tani   është pjesë e projektit më të ri të shpallur fitues nga Brukseli “REBUS – Ready for Business – Integrating and validating practical entrepreneurship skills in engineering and ICT studies” ” (nr. 573664-EPP-1-2016-1-BA-EPPKA2-CBHE-JP), në kuadër të ERASMUS +.

Nga ky projekt do të përfitojnë më shumë studentët dhe stafi i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të UKZ, fal bashkëpunimit me Universitetin e Sarajevës (Bosnia dhe Hercegovina) i cili është edhe Koordinatori kryesor i këtij Projekti.

Ky projekt është klasifikuar i suksesshëm në kuadër të programit “KA2 – Cooperation for inovation and the exchange of good practices – Capacity Building in the field of Higher Education” të financuara nga BE-ja dhe është shpallur një nga 147 projektet fituese prej 653 projekteve gjithsej të propozuara.