Regjistrimi i studentëve të rinj në UKZ, rritje e interesimit për disa programe studimore

2 Tetor, 2020

 

UNIVERSITETI “KADRI ZEKA” UNIVERSITY

Zija Shemsiu pn., 60000, Gjilan, Republika e Kosovës

uni-gjilan.net    tel: 0280390112

 

Gjilan, më 02.10.2020

 

Regjistrimi i studentëve të rinj në UKZ: rritje e interesimit për disa programe studimore

Dje në Universitetin “Kadri Zeka” përfundoi afati i aplikimit për regjistrim.

Maturantët, më së shumti u interesuan për programet e edukimit fillor, shkencave kompjuterike dhe matematikës siç është paraqitur në tabelën e mëposhtme!

Programi i studimit Nr i aplikuesëve Interesimi
Fillor 267 222 %
Shkenca Kompjuterike 147 196 %
Parashkollor 151 188 %
Matematikë 31 124 %
e-qeverisja 44 88 %
Juridik i përgjithshëm 158 87 %
Menaxhment dhe ndërmarrësi 75 75 %
Qeverisja Lokale dhe ShD 21 42 %
Banka financa dhe kontabilitet 59 29 %
Totali 878

 

Në disa programe studimore ka një rritje të theksuar të interesimit të kandidatëve. Në disa të tjera ka një rënie të interesimit. Kjo dëshmon se nxënësit tanë po zgjedhin me vëmendje.

Edukimi fillor dhe kompjuteristika mbeten drejtime më të preferuara. Po ashtu, fakti që numri i konkurruesve për studimin e Matematikës Arsimore është më i madh se vendet e ofruara, është një indikator i mirë dhe premtues për UKZ-në.

Krahasuar me trendët e viteve të kaluara është vërejtur një rënie e interesimit për të studiuar në disa prej programeve të UKZ-së.