Rektori Bajram Kosumi i ka ndarë mirënjohje presidentit të KBRGJ Arsim Vranovci

31 Janar, 2023

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Porf. Dr. Bajram Kosumi  i ka ndarë mirënjohje, Presidentit të Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit  Arsim Vranovci.

Këtë mirënjohje Rektori Kousmi ia ka dhënë Presidentit Vranovci për kontributin e tij, si President i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit,  në organizimin e ceremonisë  me rastin e nderimit me çmimin “Doctor Honoris Causa” për z. Lukas Mandl anëtar i Parlamentit Evropian.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan me nismën e Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit dhe pas vendimit të Senatit, më 27.01.2023, ka nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa”  z. Lukas Mandl anëtar i Parlamentit Evropian.

Çmimi Doctor Honoris Causa i dhënë me motivacionin për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore, në mbështetje dhe konsolidimin e paqes në Kosovë, në rajon dhe me gjerë, për kontribut në proceset shtetformuese të Republikës së Kosovës, në avokimin e kauzës së Republikës së Kosovës në Parlamentin Evropian, në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian, në përgjithësi, për mbështetje të pakursyer dhe avokim për njohjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, për përpjekjet e vazhdueshme si raportues për Republikën e Kosovës në Parlamentin Evropian dhe në Partinë Popullore Evropiane (EPP), për kontribut në themelimin e Shoqatës se Miqësisë Austriako-Kosovare dhe për kontribut në fushën e kulturës e të medias për përhapjen e të vërtetës së Kosovës.