Rektori Bajram Kosumi së bashku me rektorët e universiteteve publike uruan rektorin Naser Sahiti për zgjedhjen e tij në krye të UP-së

6 Tetor, 2020

Rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr.  Bajram Kosumi, njëherësh kryesues i Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike në Kosovë, së bashku me rektorët,  Prof. Dr. Fadil Millaku Rektor i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë,  Prof. Dr. Ismet Temaj Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Alush Musaj Rektor i Universitetit të  Mitrovicës “Isa Boletini”, Prof. Dr. Agron Bajraktari Rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj  dhe Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, Rektor i Universitetit të  Gjakovës “Fehmi Agani”, kanë qëndruar në Universitetin e Prishtinës  ”Hasan Prishtina” , për të uruar rektorin e ri të UP-së, Naser Sahiti, për detyrën e re.

Me këtë rast Rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, njëherësh kryesuesi i Konferencës së Rektorëve, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, tha se profesor Naser Sahiti, me përvojën e vet, ka fuqinë dhe vullnetin për të arritur suksese të larta me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Në këtë takim është biseduar edhe forma e mbajtjes së procesit mësimor, miratimi i statuteve të përhershme dhe bashkëpunimi ndërmjet universiteteve.

Rektori Kosumi tha se çështja më e rëndësishme për ta këto kohë është mënyra e mbajtjes së procesit mësimor. Përkundër që është vendosur që mësimi të mbahet i kombinuar, ai tha se janë duke e diskutuar që mësimi të mbahet në klasa dhe jo online.