Rektori Bajram Kosumi takoi përfaqësuesit e Parlamentit Studentor të UKZ-së

9 Tetor, 2015

Rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, Prof.Asoc. Dr. Bajram Kosumi, ka takuar përfaqësuesit e studentëve të Parlamentit Studentor të cilët i kanë uruar për detyrën e marr, rektor i UKZ-së. Me këtë rast rektori Bajram Kosumi ka thënë se studentët janë arsyeja pse  ekziston universiteti, ndërkohë që ka  shtuar se  do të punojnë që të kemi një Universitet të zhvilluar në të gjitha aspektet, me qëllim që të kemi më shumë cilësi sesa sasi.

Rektori Kosumi theksoi se do të angazhohet për kushte më të mira për studentët dhe se do të jetë I hapur dhe  bashkëbisedues për çdo kërkesë që do të adresohet për të mirën e studentëve.

Ndërkaq, Kryetari i Parlamentit Studentor të UKZ-së, Mehmet Zylfiu, e uroi Kosumin për pozitën e rektorit, duke e cilësuar atë si zgjedhjen më të mirë të mundshme për Universitetin ngase siç theksoi ai, Prof. Asoc.Dr. Bajram Kosumi, ka bagazhin akademik dhe përvojën për të zhvilluar Universitetin në çdo aspekt. Zylfiu e siguroi rektorin Kosumi se do të ketë mbështetjen e pa rezervë të Parlamentit Studentor dhe Këshillave Studentore në punën si rektor.

PS2  PS2  PS3