Rektori Bajram Kosumi takoi përfaqësuesit studentor të Universitetit “Kadri Zeka”

Shkurt 4, 2016

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi së bashku me Shpresë Qamili, Prorektore  për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, ka takuar përfaqësuesit e studentëve në Parlamentin Studentor dhe kryetarët e Këshillave Studentore, duke bartur te ta mesazhin e qartë se studentët janë arsyeja pse UKZ ekziston. Ai informoi studentët për gjithë punën që ka bërë dhe po bën menaxhmenti i ri, si dhe për synimet dhe objektivat që ka paraparë t’i realizojë gjatë vitit akademik, e që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës, përzgjedhjen e stafit, thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, rritjen e veprimtarisë akademike, etj. Ndërkaq, Kryetari i Parlamentit Studentor të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Mehmet Zylfiu, e falënderoi Rektorin Bajram Kosumi për vizitën, duke paraqitur pastaj kërkesat e tyre rreth çështjeve të ndryshme që ata I preokupojnë .Më pas Kryetari Zylfiu e siguroi Rektorin Kosumi se do të ketë mbështetjen e pa rezervë të Parlamentit Studentor në punën e tij.

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi, i përgëzoi studentët për kërkesat parimore dhe përparimtare duke ju thënë se njëherësh është i kënaqur me frymën e punës për cilësi që mbretëron në UKZ. Rektori  Kosumi theksoi se do të angazhohet për kushte më të mira për studentët dhe se dera e tij dhe e bashkëpunëtorëve të tij do të jetë e hapur për çdo kërkesë që do të adresohet për të mirën e studentëve.  Rektori Bajram Kosumi kërkoi nga Parlamenti Studentor që të jenë më të angazhuar për t’i identifikuar kërkesat dhe nevojat e studentëve dhe në bashkëpunim të ngushtë me te dhe me gjithë menaxhmentin të punojnë për zgjidhjen e tyre.

DSC_0374  DSC_0380