Rektori i UKZ-së Bajram Kosumi ka pritur në takim ish Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiun

8 Tetor, 2015

Rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, Prof.Asoc.Dr.Bajram Kosumi ka pritur në një takim Ish Presidentin e Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Fatmir Sejdiu.

Me këtë rast Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, ka uruar Prof. Asoc.Dr. Bajram Kosumi për zgjedhjen rektor i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, duke i dëshiruar punë të suksesshme në këtë institucion të dijes  i cili sipas ish presidentit Sejdiu, ka peshën e veçantë krahas konkurrencës nga Universitetet tjera. Sejdiu ka shtuar se  është mirë që në këtë kohë vendi ynë ka arritur të ketë më shumë se një universitet sepse konkurrenca mes Universiteteve bënë që në të ardhmen të dalin kuadro më të mirë.

Nga ana tjetër Prof.Asoc. Dr. Bajram Kosumi, rektor i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”,  pasi ka falënderuar ish presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu për vizitën e bërë, ka thënë se do të bëjë përpjekje që universiteti ti shërbej gjithmonë si institucion ku fitohet dija,  dhe se  kjo është baza më e rëndësishme e qëndrueshmërisë së Universiteteve.

2  3FS