Rektori i UKZ-së ka dorëzuar kryesimin e Konferencës së Rektorëve tek Rektori i UIBM-së

3 Gusht, 2021

Rektori i Universitetit Publik  “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi ka dorëzuar detyrën e kryesuesit të Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës, tek Prof. Dr. Alush Musaj rektor i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Ceremonia zyrtare e pranim-dorëzimit të detyrës së kryesuesit të Konferencës së Rektorëve u mbajt në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku morën pjesë të gjithë rektorët e universiteteve publike në vend.

Rektorët falënderuan kryesuesin e deritanishëm, Prof. Dr. Bajram Kosumi për punën e bërë në mandatin një vjeçar dhe njëkohësisht e uruan për suksese kryesuesin e ri, prof.dr. Alush Musaj.

Gjithashtu Rektorët premtuan bashkëpunim  dhe mbështetje për aktivitetet e Konferencës së Rektorëve, e cila ka për qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit arsimor në universitetet publike.

Zëvendës kryesues i Konferencës së Rektorëve do të jetë, rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani. Mandati në këto poste zgjat një vit.