Rektori i UKZ-së ka pritur përfaqësuesit e lëvizjes “Vatra”

Tetor 23, 2015

Në Universiteti “Kadri Zeka” në  Gjilan ka qëndruar për një vizitë një delegacion i Lëvizjes Qytetare “Vatra” në përbërje Kushtrim Kadriu, Bashkim Mehmti  dhe Kadime Berisha të cilët janë pritur nga rektori i Universitetit, Bajram Kosumi.

Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në mes  të UKZ-së dhe Lëvizjes “Vatra” , gjegjësisht rreth mundësisë  së gjetjes së një zgjidhje për aplikantët nga Lugina e Preshevës të cilët dëshirojnë të studiojnë në UKZ por që nuk kanë dokumente identifikuese.

Rektori Bajram Kosumi, tha se Universitetit “Kadri Zeka” është i hapur për çdo bashkëpunim kur është në pyetje interesi i përbashkët, sikur që Universiteti “Kadri Zeka” krahas studentëve nga rajoni i Gjilanit,  krijon hapësirë të mjaftueshme për studentët edhe nga Lugina e Preshevës. Nga ana e tyre përfaqësuesit e Lëvizjes “Vatra” kanë vlerësuar faktin që UKZ, në përgatitje për pranimin e studentëve të rinj , parasheh edhe kuota të veçanta për studentë nga Lugina e Preshevës.

DSC_0077 DSC_0075