Rektori i UKZ-së ka vizituar KFOR-in turk në Gjilan

14 Nëntor, 2019

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”  më bashkëpunëtorë, ka qëndruar për një vizitë në ( LMT ) Ekipi Monitorues i Mbikëqyrjes i KFOR-it turk në Gjilan. Rektori Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi është pritur nga Komandanti i LMT Ilhan Guçlu me bashkëpunëtorët e tij, i cili e ka falënderuar Rektorin  për vizitën, kurse nga ana e tij Rektori i ka informuar përfaqësuesit e KFOR-it turk për organizimin, punën, funksionimin e universitetit dhe për bashkëpunimet që Universiteti ynë ka me disa nga Universitet e  Turqisë.

Gjatë takimit është biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit të UKZ-së me KFOR-in.

Rektori Kosumi, ka falënderuar Komandantin Guçlu dhe bashkëpunëtorët e tij për shërbimin e dhënë në KFOR-in Turk në Kosovë, si një institucion i sigurisë në vend, duke thënë se UKZ si Institucion i dijes është i hapur gjithmonë për KFOR-in, por edhe për të gjithë të tjerët që dëshirojnë të bashkëpunojnë e të kontribuojnë pozitivisht  këtu.

Ndërsa Komandanti Guçlu, ka thënë se ndjehet i  kënaqur  me gatishmërinë e bashkëpunimit të Universitetit, duke shtuar se, ne jemi njerëz që vijmë e shkojmë, por miqësia është ajo që mbetet përgjithmonë.