Rektori i UKZ-së po merr pjesë në 50-të vjetorin e Universitetit të Gjirokastrës

7 Dhjetor, 2018

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi, bashkë me profesorin Merxhan Avdyli,  po qëndron në një vizitë zyrtare në Shqipëri, respektivisht në Gjirokastër, ku Universiteti ”Eqrem  Çabej” ka organizuar aktivitete të ndryshme për të shënuar 50-vjetorin e themelimit të Arsimit të Lartë në Gjirokastër.

Rektori  Bajram Kosumi është pritur nga Rektori Bektash Mema, për të vazhduar më pas me pjesëmarrje në veprimtarinë Jubilare, në kuadër të 50 – vjetorit të krijimit të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.

Në ceremoninë kryesore, Rektori Bajram Kosumi ka pasur fjalë rasti, ku ndërë tjerash ka uruar Rektorin Mema për 50 vjetorin e themelimit të Arsimit në Gjirokastër. Rektori Kosumi ka përgëzuar të gjithë për kontributin e dhënë,  për ta mbajtur lart emrin e Universitetit, për ta kthyer në mision mbajtjen në jetë të cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor dhe për ta vazhduar traditën  50-vjeçare arsimore – akademike.