Rektori i UKZ-së priti në takim përfaqësues të ASH të Shqipërisë

31 Maj, 2022

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi ka pritur në një takim Akademik Shaban Sinani dhe Akademik i asocuar Gëzim Hoxha  nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, të cilët po marrin pjesë në Konferencën Vjetore Shkencore Ndërkombëtare “Identiteti Shkencor dhe Kreativiteti në një Botë të Ndryshuar”.

Rektori Kosumi e vlerësoi të rëndësishëm ketë takim, ngaqë sipas tij, do t’i hap rrugë institucioneve për punë të përbashkëta edhe më tutje, në fushën shkencore dhe hulumtuese

Gjatë këtij takimi po ashtu është biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.