Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, ka pritur në një takim rektorin e Universitetit për Biznes dhe Teknologji

Janar 11, 2016

Në Universitetin “Kadri Zeka” -UKZ, ka qëndruar rektori i Universitetit për  Biznes dhe Teknologji-UBT. Ai është pritur nga rektori i UKZ-së Bajram Kosumi i cili e ka njoftuar rektorin Edmond Hajrizi me zhvillimet në këtë universitet, me theks të veçantë me punën që bëhet në të gjitha fakultete. Drejtuesi i UBT-së u nda  i kënaqur me të arriturat e Universitetit “Kadri Zeka”. Njëherësh gjatë takimit në mes të rektorëve, është diskutuar  për bartjen e praktikave të mira mes dy Universiteteve, sidomos në fushën e teknologjisë, në organizimin e projekteve të ndryshme të përbashkëta si në edukim, shkëmbim të studentëve po ashtu edhe në projekte të përbashkëta shkencore apo projekteve evropiane. Të dy drejtuesit e Universiteteve janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë në të ardhmen në çdo aspekt sidomos kur është në pyetje interesi i studentëve.

ubt2