Rektori ka takuar stafin e ri akademik

Tetor 8, 2019

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”  Bajram Kosumi ka ftuar në një takim profesorët të cilët tashmë janë staf i ri i rregullt i këtij institucioni, të pranuar në konkursin e fundit.

Në fjalën e tij rektori Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi pasi iu uroi mirëseardhje në Universitetin “Kadri Zeka ” njëherësh stafit të ri akademik  iu ka  dëshiruar shëndet dhe punë të mbarë. Rektori Kosumi, shtoi se tanimë koncentrimi i punës bëhet më shumë tek stafi i rregullt, duke theksuar se jemi në një raport të favorshëm sa i përket mbajtjes së orëve në mes të stafit të rregullt dhe të atij të angazhuar. Gjithashtu, ai ka thënë se ne  synojmë të ndërtojmë një Universitet të dijes, me qëllim që studentët tanë  të dalin të shkëlqyeshëm,  konkurrent me tregun e punës dhe të aftë në profesionin e tyre. Rektori ka porositur  stafin e ri akademik që ta shohin Universitetin si sukses të tyre dhe të përkushtohen në mësim dhënie, sepse siç ka thënë rektori puna e juaj është sukses i Universitetit “Kadri Zeka” . Ndër të tjera rektori Bajram Kosumi ka kërkuar nga stafi akademik  përkushtim, cilësi dhe sjellje akademike.

Edhe profesorët falënderuan  Rektorin Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi për takimin e organizuar derisa u shprehen të gatshëm në përkushtim maksimal të punës së tyre.