REKTORI KOSUMI KA MARRË PJESË NË KONFERENCËN E II-TË TË REKTORËVE TË UNIVERSITETEVE SHQIPTARE NË KORÇË

Mars 7, 2020

Rektori i Universitetit ”Kadri Zeka” Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, bashkë me Prorektorin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof.Ass.Dr. Dukagjin Leka,  kanë marrë pjesë në Konferencën e II-të të Rektorëve të Universiteteve Shqiptare me temë: “Universitetet Shqiptare përballë sfidave të hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë”.

Ky organizimin ishte i  Universitetit “Fan S. Noli” në Korçe, derisa Konferenca punimet i ka zhvilluar me datë 6 dhe 7 Mars në Vaskopojë.

Në  punimet e Konferencës së  II-të të Rektorëve të Universiteteve Shqiptare me temë: “Universitetet Shqiptare përballë sfidave të hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë”, kanë marrë  pjesë edhe  zv.ministrat e arsimit të Republikës së Shqipërisë, Oltion Rrumbullaku dhe ai i Republikës së Kosovës  Xhavit Rexhaj, Rektorë, Prorektorë, e disa profesorë nga të gjitha Universitetet Shqiptare.

Temat të cilat janë diskutuar në këtë Konferencë ishin nga më të ndryshmet si:

1.Drejtimi i Univeristetit Publik, Autonomia, Strukturat dhe Gjithëpërfshirja;

2.Ndërkombëtarizimi i Universiteteve Publike, Sfida dhe perspektiva;

3.Potenciali i pashfrytëzuar i menaxhimit të cilësisë:

4.Kurrikula Universitare dhe punësimi.